E FUNDIT/ Zbulohet gruaja që kandidon PS në Shkodër për kryebashkiake…

Një tjetër emër nga PS si kandidate në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të kandidojë Majlinda Angonin për kryetare të Bashkisë së Shkodrës.

Aktualisht Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020. Burime nga PS bënë me dije për “BalkanWeb” se Rama ka zgjedhur pikërisht Angonin për garën në një bashki si Shkodra, ku kanë drejtuar gjithmonë demokratët.