E FUNDIT/ Zbulohet një laborator për prodhimin e kriptomonedhave në Malësinë e Madhe…

Një laborator për prodhimin e kriptomonedhave është zbuluar së fundmi në OSHEE. Mësohet se një objekt vidhte energji elektrike për prodhimin e kriptomonedhave pasi brenda në banesë ndodheshin 12 pajisje të prodhimit të tyre. Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.

Njoftimi nga OSHEE:

Gjatë kontrollit te ushtruar nga grupet e OSSH Shkodër, në zonën e Malësisë së Madhe, u konstatua një objekt që vidhte energji elektrike. Pas verifikimeve nga grupi i punës, u zbulua që brenda në banesë ishin të instaluar 12 pajisje të prodhimit te kriptomonedhave. Menjëherë janë njoftuar strukturat e Policisë se Shtetit për veprime te mëtejshme ligjore.