E kërcënuan me vdekje/ Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër

Pas deklaratave se është kërcënuar me vdekje, drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave te Komunizmit ne Shqipëri (ISKPK) Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër.

Mësohet se aktualisht Tufa ndodhet në një qendër për azilantët politikë në Zvicër së bashku me familjen e tij.

Gjithashtu raportohet se Agron Tufa i ka dërguar një letër kryetarit te Bordit Drejtues te ISKPK Uran Butkës, ku kërkon të japë dorëheqjen nga posti që mban në ISKPK.

Dejtori i ISKPK u kërcënuar muaj më parë publikisht nga deputeti Sprtak Braho, i cili është ish-hetues i gjykatës i diktaturës komuniste.

Tufa ngriti një padi në Gjykatën e Tiranës ndaj Brahos dhe disa persoave publikë për shpifje dhe fyerje, ndërsa prej muajsh janë përplasur për shkak të librit ‘Krimet e Komunizmit’ të Çelo Hoxhës, që u publikua nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Ndërkohë në shtator të këtij viti një mesazh kërcënues mbërriti në adresën e avokatit të tij, Kujtim Cakrani.