E RËNDË/ Kamioni përplas për vdekje 35 vjeçaren në Astir…

Një aksident i rëndë rrugor  me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Astirit në Tiranë.

Një këmbësore është përplasur për vdekje nga një kamion.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.