E RËNDË/ Nata e ndërrimit të viteve shndërrohet në tragjedi për familjen Tasha! 24-vjeçari gjen vdekjen në një aksident rrugor në Bulqizë…

BULQIZË- Nata e ndërrimit të viteve është shndërruar një tragjedi për familjen Tasha në Bulqizë. 24-vjeçari Sokol Tasha ka gjetur vdekjen pas një aksidenti rrugor.Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë.

I riu ka qenë duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.