E rëndë në Tiranë, vellai vret vëllanë dhe kunaten…

Kryeqyteti është tronditur nga një tjetër krim në familje, kësaj here në qendër të Tiranës. Në një lokal në zonën e ‘Myslym Shyrit’, vëllai ka vrarë vëllanë e tij së bashku me kunatën.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Krimi ka ndodhur rreth orës 16:45 në një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet.

Autori pas vrasjes është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet ende identiteti i viktimave e as i autorit, teksa të panjohura janë edhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.