Emocionuese/ Bujar Qamili dhe artistë të tjerë, koncert surprizë në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër

Duke qenë se ata janë cilësuar si grupmosha më e riskuar nga pandemia e koronavirusit, të moshuarit prej dy muajsh thuajse nuk kanë dalë fare nga shtëpitë.

Një ndër institucionet që qenë në karantinë strikte këto kohë është dhe Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër.

Për këtë arsye “E Diell”, ka zgjedhur të suprizojë të moshuarit në këtë institucion, duke realizuar një koncert muzikor, me të ftuar artistët: Mukades Canga, Besnik Cinari, Bujar Qamili dhe Drande Xhai.

Janë vërtetë momente emocionuese kur shikon të moshuarit tek vallëzojnë, këndojnë dhe kënaqen me muzikën e bukur shkodrane. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.