EMRAT/ Aksidenti në Prrenjas, identifikohet çifti i bashkëshortëve që humbën jetën…

Mësohen detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik në Prrenjas, ku humbën jetën burrë dhe grua, pasi makina me të cilën udhëtonin përfundoi në përroin e Lengajcës.

Viktimat janë Arjan Yze dhe Majlinda Yze. Ata ishin nisur nga Tirana mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se gjatë natës janë përfshirë në aksident.

Policia, zjarrfikësit dhe polombarët po punojnë për të nxjerrë nga uji trupat e pajetë të bashkëshortëve.