EMRI/ Aksident i rëndë në Shëngjin, ndërron jetë 19-vjeçari…VIDEO…

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur “Knalla” në Shëngjin.

Policia bën të ditur se shtetasi Armando Pacani 19 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.