EMRI/ Aksidenti te ura e Vrakës, një viktimë dhe tre të plagosur…

Një aksident me vdekje është shënuar në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Shkodër-Koplikë, në afërsi të Urës së Vrakës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet se si shkak i aksidentit ka mbetur i vdekur një person, Arif Bajrami nga Shëngjini dhe tre të tjerë të plagosur, një grua dhe dy të rinj.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes fatale të dy automjeteve. Paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë, mungesa e ndriçimit dhe lagështia në rrugë./RealitetiPost/

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, janë përplasur mjeti tip audi me mjetin tip benz.

Sii pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip benz, shtetasi A. B., 20 vjeç, ka ndërruar jetë.

Si dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip audi shtetasi R. B. 21 vjeç dhe shtetasit D. B. 49 vjeçe pasagjere në mjetin tip audi dhe shtetasi B. K. 20 vjeç, pasagjer në mjetin tip benz, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin rrethanave të aksidentit.