EMRI/ Digjet makina e oficerit të operacionales në Shkodër…

Automjeti i një efektivi të policisë së Shkodrës është djegur mbrëmjen e 27 prillit 2022 ndërsa dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e punonjësit të forcave operacionale.

Burime për RealitetiPost bëjnë me dije se oficeri i policisë Dritan Turhani e kishte parkuar automjetin pranë banesës së tij në lagjën Perash të qytetit të Shkodrës.

Sapo ka parë që makina e tij është përfshirë nga flakët ai ka lajmëruar në sallën operative ndërsa kolegët e tij kanë filluar me hetimin e ngjarjes.