EMRI/ E sulmuan në shtëpi pasi çoi fëmijët në shkollë, shqiptari gjendet i pajetë nga bashkëshortja në Itali…

Petrit Caka 49-vjeç me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Itali nga gruaja. Kjo e fundit e gjeti të mbuluar me gjak në katin e fundit të pallatit.

Në fytyrën e shqiptarit kishte lëndime dhe prerje me thikë. Sipas autoriteteve para se të ekzekutohej ai është dhunuar. Vrasja ndodhi në Romë. Mediat bëjnë me dije se shqiptari frekuentonte kazinotë.

Mendohet se ai është goditur me një mjet prerës, thikë ose hanxhar.

Para se të vritej, shqiptari kishte shoqëruar 3 fëmijët në shkollë ndërsa gruaja kishte shkuar në punën e saj. Dyshohet se shkak i vrasjes të jetë bërë ndonjë borxh.