EMRI/ Kush është i riu që u gjet i vrarë sot brenda makinës në Tiranë…

35-vjeçari që u vra me armë zjarri brenda një makine me targa gjermane është identifikuar.

Mësohet se viktima është Cam Kokeli, 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Ai është qëlluar teksa ndodhej brenda mjetit të tij në zonën e njohur si Kodër Kamëz. 35-vjeçari Kokeli u gjet i plagosur rëndë brenda mjetit dhe u nis për në spital, por rrugës ndërroi jetë.

I riu është vrarë me silenciator nga persona ende të paidentifikuar që udhëtonin me një mjet të llojit “Audi” me ngjyrë të zezë dhe pa targa. Pas krimit, makina është gjetur e djegur në zonën e Insitutit Bujqësor. 

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vrasjen e Astirit të ndodhur pak kohë më parë.