EMRI/ Mësohet identiteti i përsonit i cili mbërriti i plagosur në spitalin e Shkodres…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se një person i identifikuar si Pjetër Kola rreth 42 vjeç, është paraqitur i plagosur në urgjencën e spitalit Rajonal të Shkodrës.

Mësohet se ngjarja eshte regjistruar ne aksin rrugor, Vau Dejës – Pukë, por ende nuk dihen detaje ne lidhje me rrethanat e ngjarjes, ndërsa i plagosuri, sipas të dhënave paraprake ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.