EMRI/ Plagoset me armë zjarri kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë…

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Kallmet të Lezhës. I plagosur nga të shtënat me armë është kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit Besnik Simoni.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake mësohet se i plagosuri po dërgohet drejt spitalit rajonal të Lezhës.