EMRI/ plagosje me armë zjarri në Stom-Golem…

Një tjetër atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Stom Golem.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se nga të shtënat i plagosur ka mbetur Lulash Qepuri, 75 vjeç.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia ka shkuar në vendngjarje.