EMRI/ Vritet me armë zjarri 49 vjeçari në Tiranë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në rrugën “Fadil Bodinaku” në Tiranë.

Një 49-vjeçar i identifikuar si Edmond Papaj ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal.

Bëhet me dije se si pasojë e plagëve të marra 49-vjeçari ka ndërruar jetë në spital 

Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”,  në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P.,  49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit