Florian Marku kampion bote, triumfon ndaj ukrainasit Maxim Prodan…

Fjalën e dhënë ai e mbajti. Florian Marku është kampioni i ri i botës në kategorinë IBF.

Bokseri shqiptar ishte dominues në ringun e improvizuar në stadiumin “Tottenham” në Angli, teksa mposhti me pikë rivalin e tij Maxim Prodan.

Pas 10 raundeve, Marku ishte ai që kishte kryer më shumë goditje drejt trupit dhe kokës së rivalit, duke bërë që të vendos në brez titullin e tij të parë si boksier.

Kjo ishte ndeshja  më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim.