FOTOT: Të gjithë në lot, pas eleminimit shokues nga Kroacia…

Brazili duhet të presë më shumë se 2 dekada për t’u kthyer te triumfi në Kupën e Botës, pasi u eliminua në çerekfinale nga Kroacia, me skuadrën e Zlatko Daliç që kalon në gjysmëfinale, ndërsa Nejmar me shokë dështojnë sërish, ashtu si në Rusi 2018.

Ekipi i Tite u eleminua nga penalltitë ku nuk u treguan të saktë në ekzekutimet e tyre.

Heroi i kroatëve në këtë sfidë ishte padyshim porteri që luan me Dinamon e Zagerbit, Livakoviç.

Pas kësaj disfatë shokuese që solli eleminimin, të gjithë lojtarët e Brazilit shpërthyen në lot.