FSHF gjobit Vllazninë…

KF Vllaznia, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Kampionatit Kombëtar Abissnet Superiore kundër KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Vllaznia, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 të Kampionatit Kombëtar Abissnet Superiore kundër FK Dinamo, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.