FSHF zgjedh pasuesin e Rejës, në Itali zbulojnë trajnerin e Shqipërisë…

Edoardo Reja, është në ditët e fundit në drejtimin e Kombëtares, teksa tashmë pritet të zyrtarizohet edhe trajneri i ri.

Rejës i përfundon kontrata në fund të nëntorit dhe drejtimi i Shqipërisë pritet t’i besohet trajnerit italian, Luigi Di Biagio.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, FSHF dhe Di Biagio janë pranë një marrëveshje, e cila pritet të zyrtarizohet në vijim.

“Sportitalia” raporton se 51-vjeçari ka refuzuar të marrë drejtimin e Consenza, pasi është në bisedime të avancuar për të marrë drejtimin e Shqipërisë.