Gati drafti për aministinë fiskale, ja kategoritë që mund të formalizojnë kursimet në banka

Qeveria ka gati draftin për amnistinë fiskale për emigrantët si dhe qytetarët dhe kompanitë brenda vendit, përmes të cilës synohet formalizimi i parave informale.

Kryeministri Rama tha se nga amnistia përjashtohen personat e dënuar për korrupsion dhe aktivitete kriminale, sikundër politikanët, policët, gjyqtarë e prokurorë dhe drejtues të lartë të administratës.

Aministia do të ketë një kohëzgjatje një vjetore dhe do të ndahet në tre fasha 4 mujore.

Rama: Amnisti fiskale është e dosmodoshme. Për 30 vjet në emigracion kanë punuar punë të ndryshme dhe kanë plot kursime që i kanë pasur dhe i kanë dhe sot e kanë të pamundur ti depozitojnë në banka.Kanë kursime që janë të interesuar ti depozitojnë në banka.

 Po ashtu dhe kompanitë që kanë të ardhura të padeklaruara. Do të jetë amnisti gjithëpërfshirësë që do të lehtësojë situatën e atyre që janë në emigracion në radhë të parë por edhe atyre në vendin tonë që janë të interesuar të formalizojnë paranë informale. Aministria ndal riciklimin e të ardhurave nga aktivitetet kriminale dhe korrupsioni. Përjashtohen nga amnistia të gjithë ata që janë të dënuar për aktivitete të caktuara që hyjnë në veprimtarinë kriminale që është edhe subjekt i ligjit special dhe OFL. 

Po ashtu përjashtohen nga amnistia të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë së bashku me rrethin e tyre familjar, po ashtu ata që militiojnë në radhët e policisë së shtetit, gjyqësorit dhe rangjeve të larta të administratës. Të gjithë të tjerët do të përfitojnë kur amnistia të miratohet në Kuvend. Çdo qytetar që ka një pasaportë të Shqipërisë do të mund të përfitojë nga amnistia nëse nuk është në kategoritë përjashtuese. Aministia do të ketë një kohëzgjatje prej një viti dhe do të ndahet në tre fasha 4 mujore.

Në fashën e parë detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5%, në fashën  e dytë 7 dhe në fashën e tretë 10.Këto janë shifra që do të diskutohen dhe kolaudohen  më tutje gjatë diskutimeve dhe me grupet e interesit por edhe komisionet parlamentare.

Aministia për të qenë e besueshme dhe përgjithmonë e qëndrueshme do të jetë fiskale dhe penale.

Për këtë periudhë, për të gjitha subjektet që kërkojnë të përfitojnë nga aministia nuk do të ketë më në të ardhmen asnjë konseguencë të asnjë natyre përveçse në rastet kur një subjekt i caktuar ka bërë një deklarim të rremë, fjala vjen ka deklaruar se nuk ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale dhe më pas të rezultojë i tillë.