Gazetari krahason Alketa Vejsiun me Elhaida Danin: Tha gënjeshtra për vendin e saj, italianëve iu shtri barkas…

Monologu i Alketa Vejsiut për Shqipërinë në Sanremo, ashtu sikurse pritej, ka ngjallur mjaft debat. Njerëzit janë të ndarë si gjithmonë në pro dhe kundër mënyrës se si moderatorja u shfaq n ë Festivalin italian.

Ndërkaq gazetari Taulant Kopliku sjell në vëmendje këngëtaren Elhaida Dani dhe përulësinë e saj, edhe pse fitoi ‘The Voice of Italy”.

“Italiani ka një fjalë që quhet Umiltà, (përulje). Elhaida Dani fitoi “The Voice” në Itali por nuk e çoi autovlerësimin në nivele të pakapshme. Nuk monologoi as para e as mbrapa fitores duke na treguar përrallat e njeriut të parë në Henë.

Njerëz, askush nuk xhelozohet, e aq më shume urren këtë vajze. Është sjellja e saj, arroganca e fshehur nën ato shprehjet standarde, mësimi përmendësh i 20 fjalive, logorroic-lleku funksional dhe mbi të gjitha mungesa e dinjitetit që mua personalisht “mi stanno sul atë që s’thuhet”. Pastaj, mbrëmë tha gënjeshtra për vendin e saj.

Normalisht masa mendon se kush flet shpejt është perfekt. Ok. Rrofte masa.

Për ta mbyllur, ndoshta pak umiltà do t’i bente mire. Jo përballë italianëve të cilëve iu shtri barkas. As përballë Verës. Përballë shqiptarëve”, përmbyll gazetari shqiptar.