Gazetari ngre alarmin, si po degradon godina e Bashkisë Shkodër…

Nga Bepin Kolvata

Trishtuese te shohesh se si dite pas dite godina e bashkise Shkoder po degradon. Eshte nje prej objekteve simbol te qytetit, e cila u ndertua me shume se 100 vjet me pare, me nje stil te veçante arkitekturor, ne pershtatje me zonen muzeale te kryeqendres se veriut.

E pafalshme qe sot ajo lihet deri ne piken sa i bien grilat e drurit, çatia i pikon, e zyrtaret qe punojne ne te per te shmangur te ftohtin kane vendosur secili sipas deshires diku dritare ngjyre kafe apo diku tjeter duralumin.

Ajo ka nevoje per rikonstruksion te plote, per te ruajtur identitetin e saj dhe per ti dhene pamjen e denje, si nje prej institucioneve me te rendesishme ne qytet.

Bashkia Shkoder dhe Instituti i Monumenteve te Kultures duhet te reagojne me shpejtesi e te mos heshtin perballe kesaj gjendje!