Gjendet i vetëvarur një 52 vjeçar në Vau Dejës…

Një 52-vjeçar me iniciale V.B., është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Shelqet në Vaun e Dejës.

Dyshohet se 52-vjeçari është vetëvarur.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Më datë 21.03.2023, rreth orës 12:05, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, në banesë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi V. B., 52 vjeç.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.