Gjyqi i Becchettit në Hagë/ Pollo: Skandal, pala shqiptare refuzon të paraqitet…

Ish-ministri Genc Pollo, është rikthyer edhe njëherë tek çështja e Fracesco Becchettit dhe gjyqet e tij me qeverinë Shqiptare.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Pollo shkruan se ambasada dhe Ministria e Jashtme refuzojnë të paraqiten në gjykatën civile në Hagë, ku gjykohej çështja.

Pas proceseve gjyqësore në Austri e Belgjikë për sekuestrimin e aseteve të shtetit shqiptar, Becchetti ka kërkuar në Gjykatën Civile të Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës Shell dhe Eni me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht shtetit tonë (sipas marrëveshjeve me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Tiranë).

Postimi i Pollos
Skandali mbas skandalit: Ambasada e Ministria e Jashtëme refuzojnë të paraqiten në gjykatën civile në Hagë Hollande ku gjykohej çështja Becchetti/Agon TV.

Kjo rezulton nga vendimi i gjykatës siç mund t’a lexoni më poshtë.

Mbas proçeseve gjyqësore në Austri e Belgjikë për sekuestrimin e aseteve të shtetit shqiptar Becchetti ka kërkuar në gjykatën civile të Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës Shell dhe Eni me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht shtetit tonë (sipas marrëveshjeve me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Tiranë).

Asnjë sqarim nga MPJ për këtë “mungesë”! Siç ka vëtëm heshtje nga qeveria për këtë problem ose ndonjëherë pretendime surreale se ky problem nuk ekziston.

Rama mbylli kundraligjshëm TV Agon, media e pavarur por në pronësi të Becchetit në vitin 2015; katër vite më vonë në prill 2019 një gjykatë ndërkombëtare në Washington DC dënoi qeverinë Rama me 110 milion Euro dëmshpërblim. Kjo është shuma më madhe në dëm të Shqipërisë e caktuar ndonjëherë nga një gjykatë ndërkombëtare; duke filluar nga gjoba për incidentin e Korfuzit po në Hagë nga Gjykata Ndëkombëtare e Drejtësisë në 1949.

Fatkeqsisht faturën Beccheti duhet t’a paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Reforma pas prillit 2021 do të bëjë që të fusin dorën në xhep edhe fajtorët ofiqarë!