I dënuari përjetë Admir Tafili ‘shpik’ një paisje brenda burgut, i gjendet pas kontrolleve në qeli

Admir Tafilit, një personazh i njohur i botës së krimit, i është gjetur sot në qeli një pajisje e cila përdorej për të kryer telefonata dhe video-calls me jashtë.

Tafili, i dënuar me burgim të përjetshëm pas akteve të rënda kriminale që ka kryer e kishte transformuar pajisjen nga modem për kanalet televizive në një objeKt të mirëfilltë për të kryer telefonata me zë dhe figurë.

Kontrolli në qeli është bërë pasi ka sinjalizuar SPAK, e cila ka një çështje hetimore të nisur pas një dëshmie të dhënë nga Tafili.

Ndërkohë, burimet janë të rezervuara, por bisedat dhe telefonatat që ka kryer Tafili me të tjerë janë përgjuar.