I ktheu ligjin Parlamentit, Meta paralajmëron PS: Nuk dekretoj asnjë rregull të ri

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer Parlamentin aktin normativ për masat anti Covid-19, ku qeveria parashikonte vendosjen e gjobave të larta ndaj medieve vizive, në rast se nuk respektoheshin rregullat mbrojtëse.

Kthimi i këtij ligji për kreun e shtetit ishte në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit, pasi “Cenon të drejta dhe liri themelore, si e drejta për informim dhe liria e shprehjes, të parashikuara nga nenet 22 dhe 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Sjell ndikime direkte në lirinë e veprimtarisë ekonomike, parashikuar nga neni 11 i Kushtetutës, përmes masave jo proporcionale dhe mungesës së mjeteve efektive të ankimimit të tyre”.

Pas këtij vendimi, kreu i shtetit me anë të një postimi në Facebook ka paralajmëruar mazhorancën që mos ndërmarrë më vendime të tillë.

“Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19. Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias”, shkruan