Ilir Meta zbulon DY DATAT: Zgjedhjet për bashkitë pa kryetarë do mbahen në 27 shkurt ose 6 mars!

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar sot se ka në tyrezë dy data për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore, në 6 bashkitë që janë aktualisht pa kryetar, shkruan newsbomb.al. Ai është shprehur se do vendosë për 27 shkurtin ose 6 marsit.

“Opozita nuk mund të ankohet nëse jep një ditë apo një javë më shumë kohë për t’u përgatitur për të hyrë në zgjedhje. Dihet që partia që është në pushtet është më e përgatitur. Zoti Taulant është i madhërishëm, është i shumicës por i cakton vend edhe pakicës.

27 shkurt, 6 mars. Këto dy data janë. Unë nuk kërkoj datë, jap një datë. Për mua më e rëndësishme është KQZ, se ajo do merret me organizimin e zgjedhjeve. Kjo nuk është e lehtë, sepse bëhen zgjedhje nga Thethi deri në Lushnjë”, tha Meta në një deklaratë për mediat, shkruan newsbomb.al.

Më herët, ai takoi dhe kreun e grupit të PS Taulant Balla. Kur u pyet nga gazetarët se a kishte marrë përgjigje zyrtare se sa bashki janë aktualisht pa drejtues, Presidenti Meta u shpreh “Deri tani janë 6 bashki. Kemi komunikuar me të gjithë.”