Iu dogj automjeti sot në Shkodër, pronari i Audit ofron shpërblim kush jep info për autorët…

Djegia e katër automjeteve pranë Bexhistenit në Shkodër akoma nuk është zbardhur nga ana e policisë, ndërsa tashmë hetimet kanë nisur. Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme për shkak të ngjarjeve të së kaluarës që objektivi i kësaj ngjarje ka pasur, ndërsa mendohet se ka qenë pikërisht një mesazh në drejtim të tij. Por, Gent Dushku, pronari i automjetit Audi me targë AB 006 GD të shkrumbuar sot në Shkodër nuk ka ndërmend të pres vetëm hetuesit për të zbardhur ngjarjen. Për çdo informacion të saktë në lidhje me autorët e ngjarjes mësohet se ofron një shumë parash. Nuk dihet sa është premio që Dushku ka vendosur për informatorët.

Në një kominikim me redaksinë e Realiteti Post, Gent Dushku shkruan: Per çdo informacion te sakte ne lidhje me autoret ofroj nje shume parash.