Izmira Ulqinaku: Edi Rama, sa herë vjen në Shkodër, shfaq urrejtjen për shkodranët!

Edi Rama, sa herë vjen në Shkodër, shfaq urrejtjen për shkodranët!

Sot, gjatë fjalës së tij, kryeministri ne ikje akuzoi dhe u tall me qytetarët e veriut. “Flenë herët e zgjohen vonë”, tha për shkodranët, i çmenduri i Surrelit.

Thashë – jo nuk ka mundësi, nuk e besova kur e lexova dhe pashë videon. Dëgjova me zë Kryeministrin gjasmë socialist të thotë për punëtorët e huaj: “i ke pronto, nuk dinë as shqip të merren me thashetheme. Kur të fillojnë të mësojnë shqip fillo dhe ndërroji se fillojnë thashethemet, u hyn krimbi, jo politika, jo demokracia, jo liria.”

Po si ka mundësi që i pari i vendit ofendon në një mënyrë të tillë qytetarët? Ky është Edi Rama.

Të gjithë këtë gjuhë urrejtje e ka nga fakti që ai nuk arrin të marrë as 2 mandate në qarkun tonë. Ai e ka të qartë se qytetarët nuk e votojnë sepse ka diskriminuar dhe persekutuar veriun.

Edi Rama dhe shkodranët janë dy drejtëza të kithta që nuk bashkohen kurrë.

Prandaj edhe lista e deputetëve që prezantoi sot, ishte importuar nga Tirana. Sepse Shkodra nuk është pjesë e hartës së tij. Nuk ishte kurrë përgjatë 8 viteve, në asnjërin prej 8 buxheteve të qeverisë nuk kishte investime për qytetin tonë.

Edi, shkodranët do të ta japin mesazhin, ty dhe listës tënde anonime! Më 25 prill, Shkodra FITON