Izmira Ulqinaku publikon spotin elektoral të 25 prillit…VIDEO…

“Sot secili prej nesh ka në dorë të zgjedhë: ose për shpresën, për të ardhmen më të mirë ose për të shuar ëndrrën e atyre që dhanë gjithçka kishin për vendin e shpresën e çdo të riu që do të ndërtojë jetën në Shqipëri.

Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për Bashën; këto zgjedhje janë për të ardhmen tënde, për të ardhmen e fëmijëve të tu. Ne, shqiptarët, mund dhe duhet t’ia dalim, të bashkuar.

Sot unë, bija e Shkodrës, kërkoj besimin tuaj për t’ju përfaqësuar. Unë do jem gjithmonë afër jush, për një të ardhme më të mirë për ju dhe familjet tuaja.

BASHKË do të punojmë për të sjellë ndryshimin, për Shkodrën që ne kaq shumë e duam”, mesazhi i kandidates Ulqinaku.