Izmira Ulqinaku vizitë në familjen Boriçi…

Takimet derë më derë duket se do të jenë kryefjale e Kandidatëve të Partisë Demokratike në Shkoder! Izmira Ulqinaku në takimin e radhës u ndal tek një prej familjeve më të vjetra Shkodrane! Vetë Ulqinaku, kenaqësinë që të japin takime të tilla e ka ndarë me ndjekësit ne rrjetet sociale teksa thote:

“Kënaqësi shumë e madhe të vizitoja familjen Boriçi, një nga familjet më të vjetra të Shkodrës. Qytetaria e kontributi që ka dhënë kjo familje për demokraci janë vlerë e Shkodrës e gjithë Shqipërisë”.