Jozefina Topalli mobilizon strukturat në Lezhë: Boll është boll! Duhet të ngrihemi kundër regjimit…

PD-ja po ringrihet dhe forcohet. Nga pak e përditë prej masakres dhe shkatërrimit që iu bë nga grupi Basha and Co.

Një ndër figurat karizmatike dhe ikonë e demokratëve mbetet Jozefina Topalli. Pa harruar edhe Arben Imamin, por Lezhën si drejtim politik e ka marrë Jozefina Topalli.

Ajo po punon me strukturat demokrate që ti unifikojë dhe përgatisë për protestat. Por edhe për ti rikthyer në pushtet.

Postimi i Jozefina Topallit:

Organizimi dhe konsolidimi i strukturave te PD ishte pjese e axhendes se mbledhjes se kryesise se PD sot ne Lezhe. Rritja e varferise ekstreme dhe largimi i te rinjve eshte ana tragjike e jetes ne cdo qytet, dhe si e tille eshte pjese e diskutimeve ne mbledhje, takime, kafe e kudo. Shqiptarët kanë nisur të shpenzojnë kursime e tyre për të përballuar kostot e jetesës që rriten muaj pas muaji për shkak të krizës së çmimeve. Për të blerë ushqime, karburant apo produkte të tjera, familjet po prekin paratë e ruajtura, thojne raportet e institucioneve financiare. Po ata, qe nuk kane kursime? Boll eshte boll!