Kalaja e Drishtit ndër të paktat kala në Shqipëri ku ende jetohet e lënë në harresë…

Është ndër të paktat kala në Shqipëri në të cilën ende banohet. Kalaja e Drishtit vetëm 15 larg nga qyteti i Shkodrës pjesë e njësisë administrative Postribë, gjendet në një kodër 800 metra të lartë.

Momentalisht aty jetojnë 8 familje sepse pjesa tjetër është shpërngulur. Investimi i bërë kohët e fundit për rrugën e kalasë, por edhe ndërtimi i muzeumit brenda mureve të saj,

u kanë dhënë atyre shpresë banorëve të këtushëm se do të ketë një rritje të fluksit të vizitorëve, gjë që do t’u krijonte mundësi më të mira jetese nëpërmjet ndonjë aktiviteti tregtar.

Arben Dyli që vazhdon të jetojë brenda mureve të kalasë së Drishtit, shprehet se këtu turistët nuk kanë as bujtina, as vende ku të clodhen apo për të kaluar natën.

Ministria e Kulturës duhet ti kushtojë një vëmëndje të vecantë kësaj kalaje thotë Arbeni

Një fakt shumë interesant ka të bëjë më shkrimtaren e njohur britanike Edit Durham

e cila gjatë vizitës së saj në këto vise diku rreth vitit 1908 vizitoi edhe kalanë e Drishtit ku qëndroi 22 ditë në shtëpinë e familjes Dyli, trashëgimtar i së cilës është edhe Arbeni.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit 4 vite më parë ndërtoi muzeun e kalasë me një shifër prej 380 milion lekësh.Godina është tre katëshe dhe e përbërë totalisht prej guri.

Janë 6 dhoma të cilat priten të pasurohen me materiale e sende me vlerë por ky muze është lënë në mëshirë të fatit. Dita ditës muzeu po degradon sepse sic shikohet edhe në pamje persona të papërgjegjshëm kanë nisur dëmtimin e objekteve të ndryshme.

Kalaja e Drishtit është një nga monumentet e rëndësishme të Shkodrës i piketuar për t’u pasur në konsideratë nga politikat për turizëm kulturor në këtë zonë, pavarësisht dëmtimit të skajshëm të saj.