Kandidat në “primare”, Astrit Bushati mesazh për demokratët e Shkodrës…

Të nderuar miq demokrat!

Nesër demokratët e Shkodrës, përzgjedhin me votën e tyre, kandidatin për Kryetar të Bashkisë Shkodër.

Ndihem i nderuar të jem njeri nga këto kandidatë, të cilët janë propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike dhe Komisioni i Rithemelimit të saj.

Pranova kandidimin tim, për të dhënë një kontribut për qytetin tim,ashtu si në vitin 1997,kur kandidova për Kryetar të Partisë Demokratike Shkoder, në një periudhë tepër të vështirë për Shkodrën dhe Shqiperinë.

Megjithëse nuk perjetojmë të njejtat situata të asaj periudhe, përseri Shkodra, përjeton një situatë të vështirë ekonomike, sociale e politike.

Me bindjen se do jap maksimumin tim,fillimisht në fitoren e Partise Demokratike dhe pastaj në administrimin e Bashkise, duke ju ofruar ju, ndershmerinë, profesionalizmin dhe eksperiencen time, ju ftoj të merrni në konsiderate kandidimin tim, për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen me datën 6 Mars 2022.

Ftoj të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të Degës Shkodër, të bëhen pjesë e ketij procesi duke marre pjese në votim dhe duke treguar masivisht perkrahjen për kandidatët e Partisë Demokratike!