Kandidati Benet Beci në “Animal Lover” garanton mbeshtetje për strehëzën e qenve në Shkodër…

Së bashku me Jona Leqejza dhe Fitoren, bashkëshorten time, vizituam vullnetarët e Animals Need me, në qendrën që ata kanë ngritur për të strehuar qentë e rrugës.

U njoha nga afër me punën e palodhur dhe humane të këtij grupi, i cili prej vitesh bën vullnetarizëm për strehimin, sterilizimin, kurimin, por edhe mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Unë e di shumë mirë se çfarë përkushtimi duhet për tu kujdesur për këto kafshë besnike të njeriut pasi në familjen tonë kujdesemi prej vitesh.

I përgëzoj vërtet për angazhimin dhe të gjitha përpjekjet e ju jap mbështetjen për çdo nismë që ata do të ndërmarrin në të ardhmen për t’u ardhur në ndihmë qenve të rrugës në Shkodër. Nga ana tjetër mendoj se këto përpjekje duhen institucionalizuar në mënyrë që kujdesi ndaj kafshëve, por edhe shqetësimi qytetar për praninë e tyre kudo të kenë një zgjidhje përfundimtare dhe afatgjatë.

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe kafshë
May be an image of qen dhe ambiente të jashtme
May be an image of 2 njerëz, people standing dhe qen