Kandidati i PS Vau Dejës Kristian Shkreli, i përgjigjet Gazmend Bardhit…

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli i është përgjigjur sekretarit të pëgjithshëm të PD Gazmend Bardhi teksa thotë që Bardhi do e marrë përgjigjen me 14 Maj.

Sa qesharak, aq edhe për të ardhur keq për Gazmend Bardhin i cili nuk di ende se kë dhe çfarë përfaqëson. Në takimin me ata që djegin dhe shkatërrojnë nga mëngjesi në darkë, Z.Bardhi një gjë e tha të sigurt se këtë vizion të tyre këtë herë do ta vazhdojë përkrah Ilir Metës dhe kandidatit të Partisë së Lirisë.
Banorët e Vau Dejësit më shumë se kurrë e kanë qartë vizionin që ndan zhvillimin nga shkatërrimi, lirinë nga presioni, të vërtetën nga gënjeshtra, të ardhmen nga e shkuara.
Përgjigjen Gazmend Bardhi dhe kushdo tjetër do ta marrin më 14 maj.
Kurrë më mbrapa, vetëm përpara!