KE: Certifikata e vaksinimit e vlefshme vetëm 9 muaj për udhëtimet brenda BE-së

Certifikata  digjitale e vaksinimit kundër Covid do të jetë e vlefshme vetëm për nëntë muaj (270 ditë) për udhëtimet brenda Bashkimi Europian.

Ky është vendimi që miratoi dje, 21 dhjetor, Komisioni Europian.

Masa do të jetë e detyrueshme për të 27 shtetet e BE-së nga 1 shkurti 2022-it.

Megjithatë  disa shtete të BE-së përveç certifikatës së vaksinimit kërkojnë nga udhëtarët të paraqiten në kufi me një test negativ të Covid-19.

Këto shtete janë Italia, Greqia, Irlanda, Portugalia, Letonia, Qiproja dhe Austria.

Deri më tani në BE janë lëshuar 807 milionë certifikata digjitale për COVID-19.