KESH tregon situaten e shkarkimeve në Hece, Vau Dejes 842 meter kub në sekond…

🟢 PËRDITËSIM I SITUATËS (01.02.2021, ora 08:00)

👉KESH po vijon të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjitike të kaskadës si dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e impaktit social mjedisor në zonat e banuara.

👉 𝐒𝐡𝐤𝐚𝐫𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐨𝐫𝐭𝐚 𝐇𝐞𝐜 𝐕𝐚𝐮 𝐃𝐞𝐣ë𝐬 𝐣𝐚𝐧ë 𝐮𝐥𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝟓𝟎𝟎 𝐦𝟑/𝐬 𝐧ë 𝟒𝟎𝟎𝐦𝟑/𝐬.

👉 Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1660 m3/s.

👉Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :

  • Hec Fierzë – 390 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
  • Hec Koman – 678 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
  • Hec Vau Dejës – 442 m3/s nga prodhimi, 400 m3/s shkarkime nga portat.

👉 Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

  • Hec Fierzë 292.14 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)
  • Hec Koman 169.62 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)
  • Hec Vau i Dejës 73.03 mmnd ( kuota max. 76 mmnd)

👉Prodhimi në të tre Hec-et është :

  • Hec Fierzë, 7.233 MWh (ditor)
  • Hec Koman, 13.733 MWh (ditor)
  • Hec Vau i Dejës, 4.512 MWh (ditor)

👉Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

🟢Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.