Këshilli vendor i sigurisë/ Spahia: Shkodra e kërcënuar nga ndotja,djegia e pyjeve dhe përmbytjet…

Në takimin e Këshillit Vendor të Sigurisë së Shkodrës Kreu i bashkisë Bardh Spahia tha se Shkodra është e kërcënuar nga disa fenomen mjedisore sic është menaxhimi I mbetjeve,djegia e pyjeve, ndotja e tërritorit apo fenomeni nga përmbytjet.

Ndërkohë Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni u shpreh se Shkodra i ka të gjitha resurset dhe të gjitha mundsitë për tu kthyer në një rajon konkurues në Ballkan.Ky takim pune i Këshillit Vendor të Sigurisë së Shkodrës iu kushtua sfidave mjedisore, ndotjes dhe qeverisjes ku në qendër të këtij edicioni është mjedisi, më konkretisht çfarë mund të bëjnë të rinjtë për qeverisjen mjedisore.

Të pranishëm ishin Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, përfaqësues të shoqërisë civile etj.