Konfliktet për pronën rrezikojnë të marrin jetë njerëzish…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Shkodrës në orët e mesditës në lagjen Manush Alimani, prane Hotel “Argenti”.

Nga informacionet pranë policisë së Shkodrës u dyshua fillimisht për një konflikt të qastit mes shtetasit Qamil Çoçja dhe shtetasit I.Hajdari i cili zotëronte dhe arm ë zjarri .

Burime pran ë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se shtetasi I.Hajdari u ka zënë rrugen 2 personave qe udhetonin me nje automjet tip Benz ne pronesi të Qamil Çoçjes dhe pasi ka debatuar me to, ka qelluar me armë zjarri fatmiresisht pa dëme në jetë njerëzit .

Realiteti Post ka mësuar se në automjet ndodhej dhe Silvi, e fejuara e Qamilit të cilët po ktheheshin në drejtim të banesës së tyre në lagjen Manush Alimani në Shkodër

Policia e Shkodrës ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarje ndersa pistë kryesore e hetimit mbetet ajo e konfliktit për shkak të pronësisë .

Autori I.Hajdari është një personazh jo pak i njohur për policinë e Shkodres dhe me precedentë të mëparshëm penal.