Krimi në vend. Bardeli: Ministri Çuçi duhet të ikesh një orë e më parë!…

Nëse nuk e ka kuptuar kur ja kam thënë në parlament disa muaj më parë për gjendjen e krimit në Shkodër që është totalisht i paaftë në detyrën e vet po ja përsëris prap sot,kur krimi egërsisht ka përpirë gjithë Shqipërinë, me të vrarë në akset kryesore të vendit në mes të ditës, në mes të sezonit turistik!

Ministri Çuçi duhet të ikesh një orë e më parë!

Nuk je aty se je më i zoti nga të tjerët apo i aftë të fshihesh pas heqjes se Tonin Vocaj. Ti je thjesht dhe vetem aty si ushtar i Edi Ramës, e për sa kohë kjo qeveri nuk ka e nuk ka për të patur dinjitet e ndershmëri, por vetëm një strukture të inkriminuar e të korruptuar, krimi do marrē krahë anë e kend! Ti bashkë me këtë qeveri keni marrë fund!