Kristian Shkreli thumbon Zef Hilen: Humbja po e bën të përpëlitet! I kanë mbetur vetëm 14 ditë përpara shporrjes totale…

Humbja po e bën të përpëlitet! I kanë mbetur vetëm 14 ditë përpara shporrjes totale! Nga 3 fjalë, 4 herë kërkonte ndjesë për mungesën e investimeve përgjatë 16 viteve që abuzoi me çdo qindarkë në komunë e Bashki! Përmende miliarda lekë! Mbase e ka fjalën për lekët e ujësjellësit të 3 fshatrave Plezhë, Stajkë e Kosmaç! Mbase e ka fjalën për lekët e rrugëve që i shtroi në tendera, por në realitet i la siç ishin! Sistemimi i ujrave të zeza u firmos nga ai si Kryetar i Komunës Bushat, por ujrat e zeza i gjetëm në sipërfaqe! Mbase e ka fjalën për lekët e vjedhura të rrugës Bushat- Superstradë e cila u dëmtua ende pa u bërë 3 vite! Abuzimet nuk i bëjnë përshtypje ish kryekomunarit sepse për atë punë i është bërë SPAK-u si shtëpi e dytë!

Por më e rëndë është neveria që ish kryekomunari ka nga të rinjtë! Nuk mund të shohë të rinj të bashkuar! Sepse e di mirë që e ardhmja e këtij vëndi është rinia! Dhe rinia e ka thënë fjalën e saj! Rinia është përkrah Partisë Socialiste dhe Kristian Shkrelit!

Bashkimi i të rinjve i vret sytë Kandidatit te Ilir Metës, ndaj ai nuk i sheh as kur bëhemi bashkë tek biznesi im, as në rrugë, e askund! Sepse ai nuk e don rininë, nuk e don të ardhmen! Më vjen keq “Zorra qorre” por e ardhmja e Vau Dejësit është rinia! E shkuara je ti, tritoli, djegia, shkatërrimi dhe dinamiti! Kurrë më mbrapa!

Njerëzore siç do i kisha këshilluar çdo të moshuari, shijo pensionin në shtëpi me paratë që u ke marrë banorëve të Vau Dejës në 20 vite, deri në momentin që drejtësia të vendosë për ty! Sot më shumë se kurrë ti firmose fundin tënd politik.