Kryetari i Bashkisë Pukë bën deklaratën e fortë: Ka kryetar bashkie që hanë e pinë me trafikantë…

Këtë të hënë, është zhvilluar një mbledhje mes drejtorëve të policive të Qarkut të Shkodrës, ku janë bërë bilancet e punës së uniformave blu. Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, ka lënë të nënkuptohet se ka kryetarë bashkish që favorizojnë kultivimin e drogës dhe janë të lidhur me trafikantë.

Ky çrregullim vjen nga mungesa e burimeve njerëzore. Kjo situatë na bën me besu se gjendja do të ndryshojë. Unë mendoj që nuk mundet një polic që thyen disiplinën në Shkodër me e pru në Pukë/ Kur ai ka thyer disiplinën e thyen kudo! Nuk mund të jetë kryetar bashkie dikush që telefonohet nga trafikantët dhe han e pinë me to. Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë e deri te punonjësi i policisë se ka pas disa raste që janë konstatuar”, tha Gjonaj.

Drejtori i Policisë së Shkodër, ka thënë se në vitin 2021, janë asgjësuar 53.873 bimë narkotike. Janë kontrolluar 430 ambiente të mbyllura javën e shkuar dhe nuk është gjetur asnjë ambient për përdoret për drogë.

53.873 bimë narkotike të asgjësuara në 2021, 5 raste të shitjes fara kanabis. Janë kontrolluar 430 ambiente të mbyllura javën e shkuar, nuk u gjet asnjë ambient që përdoret për drogë”, tha Hamdi Fjora.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltna Ademi e ka cilësuar qytetin si një zonë problematike.

“Shkodra zonë problematike. Kam marrë një letër para disa ditësh. Kryetarët e bashkisë janë partner, nuk mund të jenë me u procedu, para se të dërgohet një letër e tillë kryetarëve të bashkive që të them të drejtën është kërcënuese, duhet të na thirrni për bashkëpunim. Kryetarët e fshatrave, të gjithë që janë në shërbim duhet të përfshihen jo në formë kërcënuese, por si partner! Bashkitë kanë marrë asnjëherë informacion të përditësuar për bashkëpunim! Ka dyshime të thella që ajo çfarë policia bën duke mos u transmetuar në mënyrë të përditësuar, nëse do kishim informacione, do të kishte impakt më pozitiv! Nëse keni harxhuar për rrugët 37.8 mln, mendoj që me atë vlerë kishit bërë rrugën e Dukagjinit! Policia e Shtetit duhet të punojë më fort. Nëse ne ndërveprojmë mund të bëjmë më shumë. Jemi në një situatë zgjedhore vendore dhe kjo nuk e favorizon aspak pasi është e vështirë të zhvillojmë në këtë moment takime të tilla. Ju keni thënë se do të ketë kontrolle me dron, unë në fakt nuk e kam konstatuar këtë. Këshillat vendore janë zgjedhur dhe kanë detyrime administrative dhe kurrë nuk e meritojnë me marrë letra kërcënuese”.

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, thotë se ata kanë denoncuar disa raste kriminale.

“Doja me kundërshtuar zonjën Voltana se rrugët janë tejet të rëndësishme! Organizimi i fermave është pozitiv sepse nuk favorizon kultivimin e kanabisit! Ne kemi disa rrugë tejet problematike, sepse kur ka rrugë policia mbërrin në çdo cep për kontroll. Pjesë e rëndësishme zhvillimi i rrugëve, bujqësisë dhe blegtorisë. Ne kemi denoncuar disa raste, kemi nis koordinata e çdo gjë, ndaj mbështes dhe jemi në gatishmëri ndaj këtij fenomeni. Zhvillimi nuk vjen nga kanabisi, por turizmi, punësimi dhe format e tjera!”, tha Babani.