Kuvendi: 50 mijë euro në muaj vetëm dietat e deputetëve, 10 i refuzuan…

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përveç rrogës, kanë edhe dhjetëra përfitime të tjera shtesë për punën që bëjnë si të zgjedhur dhe përfaqësues të qytetarëve. Edhe pse në një periudhë krize shifrat e larta prej 40 mijë eurosh vetëm për karburantin e kanë përfituar të gjithë ligjvënësit, plot 124 të zgjedhur. Mësohet se asnjë deputet nuk e ka refuzuar këtë pagesë.

Duke i hedhur një sy listës së deputetëve rezulton se ata që kanë përfituar më shumë ose pagesën maksimale prej 40 mijë lekësh janë ata që përfaqësojnë edhe qarqet më të largëta.

Në krye të listës qëndrojnë deputetët e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës, të cilët kanë një kosto më të lartë për buxhetin e shtetit.

Një nga zërat për të cilat është paguar më shumë në muajin shkurt është edhe dieta e deputetëve. Gjatë këtij muaji, janë shpenzuar 50 mijë euro vetëm për dietat për 117 ligjvënësit, pasi 10 prej tyre e kanë refuzuar këtë lloj pagese. Një nga përfitimet e përmuajshme të deputetëve është edhe pagesa e komunikimeve në telefon. Në bazë të listë-pagesave të Kuvendit, rezulton se për muajin shkurt 124 deputetët kanë përfituar rreth 20 mijë euro shpenzime për telefonin e tyre.