Lala: Gledis Nano mund të dijë për fatin e Martinajt, çfarë i tregoi Jeton Lami…

Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion” se njeriu që mund të ketë informacione për fatin e Ervis Martinaj është Gledis Nano.

Lala tha se rreth 15 minuta Nano ka biseduar me  oficerin e policisë Jeton Lami që i ka treguar të gjitha lëvizjet e Martinajt. Lala tha se sipas informacioneve të saj, Lami ka folur për emrat e policëve që bënin pjesë në listëpagesat e Martinajt.

“I vetmi njeri që mund të dijë për fatin e Ervis Maritnaj është Gledis Nano. Në informacionet që dipsonoj dhe që është pranuar nga Jeton Lami, zoti Nano ka qëndruar disaa minuta me të 10-15 minuta dhe i ka treguar të gjitha informacionet zotit Nano. Ka folur në dijeninë time edhe për emrat e atyre ofivcerëve të policiss që ishin në listë pagesën e Ervis Martinaj”, tha Lala./Opinion.al