Lezhë/ Aksident i trefishtë, asnjë person i lënduar…

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Lezhë. Automjetet u përfshinë në një aksident pranë një pike karburanti, në afërsi të Ishullit të Lezhës.

Sipas policisë lokale përplasja ndodhi për shkak të mos respektimit të distancës mes automjeteve lëvizëse.

Makinat e përfshira në aksident fatmirësisht nuk shkaktuan të dëmtuar rëndë, ndërsa trafiku i rënduar detyroi policinë të devijonte trafikun.