Lezhë/ Arrestohen 4 përsona për vepra të ndryshme penale…

DVP Lezhë

Finalizohet operacioni policor “Wanted”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Operacion i zhvilluar nga forcat policore të DVP Lezhë dhe ato të Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë.

Kapen dhe vihen në pranga 4 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohet një armë pistoletë e dyshuar similuese (imituese), në banesën e njërit prej tyre.

Në kuadër të planit të masave për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukturat e Policisë Lezhë dhe Kurbin, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e disa personave në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operaiconi “Wanted”. Si rezultat i këtij operacioni është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim:

  • T. P., 52 vjeç, banues në Tiranë, të cilit nga dënimi me 5 vjet e 4 muaj burg që i ka caktuar Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 muaj e 15 ditë për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në bashkëpunim”;
  • G. B., 23 vjeç, banues në Krujë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim” ;
  • K. L., 30 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Apelit Shkoder ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
  • G. S., 43 vjeç, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin për veprat penale “Dhuna në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë e dyshuar similuese.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive të Rrethit Gjyqësor Lezhë e Kurbin, për veprime mëtejshme.