Luçiano Boçi: Sali Berisha do të jetë i pranishëm në ceremoninë e 2 Prillit në Shkodër…

Shpërndaje

Luçiano Boçi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i qarkut Shkodër, ka bërë një njoftim të rëndësishëm në kuadër të ceremonisë përkujtimore të 2 Prillit, ku do të jetë i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka theksuar rëndësinë e kësaj date historike për demokracinë shqiptare dhe ka ripërsëritur angazhimin e tij për mbrojtjen e vlerave që simbolizon kjo ngjarje. Përmes mesazhit të tij, Boçi ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë përkujtesë, duke e konsideruar atë një moment reflektimi dhe bashkimi për të ardhmen e opozitës.

Postimi i plotë:

2 Prilli për shkodranët nuk është thjeshtë një datë. Është kujtesa sesa shtrenjtë e kanë paguar shkodranët betejën e tyre për liri.

Sot më shumë se kurrë amaneti i Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekës kumbon më fort se kurrë dhe bashkë, do ta çojmë deri në fund.

📍Kam nderin, që me pjesëmarjen e Prof. Dr. Sali Berishës, t’ju ftoj që më 2 Prill ta lartësojmë veprën e martirëve tanë.

Shpërndaje